Një sasi prej 1323 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, u sekuestruan pranë Zvërnecit.
Policia ra në gjurmët e drogës pasi diktoi dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe janë larguar, raporton Tch.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive.
Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.