Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga pakujdesia e djegies së mbeturinave, flakët kaplojnë një shtëpi

Në fshatin Bazicë të Komunës së Leposaviqit, dje në orën 12:50, ka ndodhur një rast i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

Siç raporton Policia e Kosovës, është arrestuar i dyshuari, mashkull serb i Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ndezur disa mbeturina me ç’rast si pasojë e moskujdesit është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar dhe një objekt ndihmës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarri, raporton Koha.net.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.