Mbrëmë rreth orës 01:35 minuta, një qytetar ka informuar policinë në Prizren ngase kishte vërejtur se një i dyshuar i panjohur po ia vidhte veturën e llojit “Opel Kadet” e cila kishte qenë e parkuar pranë banesës së tij në rrugën “Adem Jashari”.
Me ta pranuar informatën, policia ka nisur me bllokimin e rrugëve ku supozohej se mund të kalonte i dyshuari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas PK-së, i dyshuari “kësaj radhe kishte qenë fatkeq sepse në ikje e sipër nëpër, rrugën “Tirana”, ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur një veturë tjetër me ç’rast e humb kontrollin ndaj automjetit”.
“Më pas del nga rruga dhe përplaset në një kabinë rojesh ku po qëndronte një roje objektesh të cilën e përmbys për tokë duke e lënduar të njëjtin e në fund edhe vetura e vjedhur përfundon e rrokullisur ndërsa i dyshuari merr lëndime trupore dhe është ndalur për trajtim në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Ndërkaq, thuhet se hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rasteve të veturave të vjedhura në të cilat mund të ketë qenë i përfshirë ky i dyshuar.