Policia e Kosovës njofton se në Pejë ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë detyruar një grua të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull boshnjak dhe një femër shqiptare, pasi që sipas viktimës femër shqiptare pa dëshirën e saj e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dyshuarit”, përcjell Koha.net raportin 24 orësh të PK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.