Gjatë një kontrolli për drogë në një lokal në Leposaviq është sekuestruar një veturë zyrtare.
Një veturë zyrtare që vozitej nga djali i një zyrtari komunal është sekuesruar në Leposaviq gjatë një kontrolli të policisë për drogë në një lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurorja e Mitrovicës Zejnie Kela.
“Vetura zyrtare është sekuestruar pasi që ka qenë duke u vozitur nga një familjar i zyrtarit komunal të Zveçanit, i cili nuk ka qenë zyrtar komunal”, tha Kela.
Sekuestrimi ndodhi, pasi policia e antidrogës ne Mitrovicën e Veriut me urdhër te gjykatës kanë bastisur një lokal në Leposaviq nën dyshimin për posedim dhe shitje të narkotikëve.
Gjatë këtij aksioni hetuesit e antidrogës kanë qenë të shoqëruar edhe nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Ne parkingun e lokalit që kontrolluan hetuesit policorë kanë parë një veturë pa targa, të cilën pasi e kanë kontrolluar e kanë marrë veshe se ishte veturë zyrtare.
Targat zyrtare kësaj veture i ishin fshehur në bagazh.
Gjithashtu mësohet se personi me inicialet A. M., i cili ka qenë duke e vozitur veturën është i njohur për policinë për raste të tjera kriminale.
{gallery}