Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetë plagoset në rrethana të paqarta me armë zjarri një burrë në Gjilan

Në Gjilan, një person e ka plagosur veten, deri tash në rrethana të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt, në orën 20:37.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Raportohet se për shkaqe të panjohura është vetë plagosur me armë zjarri. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit ndalet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, në fshatin Stubëll të Vitisë, Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një arme-pistoletë Zastava me një karikator me tre fishek te kalibrit 7.65 mm.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.