E plotësuar 12:07
Koha.net ka mësuar se e lënduara ka dalë nga spitali dhe tani është dërguar në shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse ka pësuar lëndime trupore, ajo tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Sot rreth orës 7 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Nga ky aksident, mbeti e lënduar një këmbësore, e cila njëkohësisht është punëtore e Grupit KOHA.
Familjarët i kanë thënë portalit Koha.net se ajo ka marrë lëndime në kokë dhe në kraharor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila për tretman mjekësor është dërguar në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut në Prishtinë”, ka thënë ajo.