Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pse Azem Syla po kërkon të gjykohet nga vendorët e jo nga EULEX-i

Azem Syla po kërkon që të gjykohet nga vendorët e jo nga EULEX-i. Kjo, sipas mbrojtjes, është për të siguruar gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme, ashtu siç përcakton Kushtetuta, raporton KTV.

Arsyetimi për këtë, sipas mbrojtjes, është se gjykimi nuk mund të kryhet për 5 muaj, deri kur përfundon mandati i misionit evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Kodit të Procedurës Penale, në momentin që ndryshon trupi gjykues, rasti kthehet në fillim.

Pos KGJK-së, Azem Syla, kërkesën ia ka dorëzuar edhe ish-bashkëpartiakut të tij, tani President i Kosovës, Hashim Thaçi. Nehat Idrizi, kryesues i KGJK-së ka thënë për KTV-në se vendimin për këtë kërkesë do ta marrin në një nga mbledhjet e javëve të ardhshme. EULEX-i, përjashtimi i të cilëve është kërkuar nga rasti, nuk ka pranuar të flasë për të, me arsyetimin se nuk komenton mocionet e palëve në procedurë.