Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës njofton se dy të shtetas të Shqipërisë me qëllim të dhënies së ryshfetit kanë tentuar të korruptojnë zyrtarët policorë me nga pesë euro.
Në njërin rast, i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve, kishte vendosur bankënotën prej 5 € me qëllim të dhënies së ryshfetit zyrtarit policor, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në rastin tjetër, i dyshuari gjatë kalimit kufitar, i ka vendosur brenda dokumenteve bankënotën prej 5 € me qëllim të përshpejtimit të procedurave doganore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.