Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 11 biznesmenë, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Masa ndaj 11 biznesmenëve është marrë pas kërkesës së prokurorit Ndini Tavani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjashtë nga 11 biznesmenët ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, kanë përfunduar në prangat e policisë. Ata janë: Ruzhdi Murataj 60 vjeç, Indrit Sulaj 30 vjeç, Novruz Lami 36 vjeç, Dhimitraq Çelo 23 vjeç, Shkëlqim Hasani 50 vjeç dhe Bujar Murataj 31 vjeç.
Ndërkohë, vazhdon puna për ndalimin e pesë të tjerëve, që për shkaqe hetimore u publikohen vetëm inicialet. Ata janë B.Gj., A.B., E.Sh., S.K., dhe M.M.
Emrat e këtij grupi biznesmenësh kanë dalë nga operacioni i koduar “Situacioni”, ndërmarrë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sipas provave të mbledhura nga ky hetim, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pas asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh.
Ky grup biznesmenësh, sipas Prokurorisë, kanë ndërtuar një skemë mashtrimi që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 9 milionë dollarë.
{gallery}