Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarrë aksion dyditor në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë (6) biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22,000.00 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton KP.
ATK ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë për rastet në të cilat dyshojnë për veprimtarinë e lojërave të fatit.