Një cisterne e derivateve të naftës raportohet se është rrotulluar në magjistralen Prishtinë – Gjilan sot rreth orës 13:40 duke e bllokuar rrugën për rreth dy orë, transmeton Koha.net.
Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “si pasojë e reshjeve atmosferike, në rrugën nacionale 25/3 në mes Llabjanit dhe Parallovës, në kthesat tek gurthyesi, ka ndodhur një rrokullisje e një cisterne të derivateve të naftës sot rreth orës 13:40, e cila ka bllokuar rrugën në udhëkryq dhe nga nafta e derdhur është pamundësuar qarkullimi dhe kishte rrezik për rrëshqitje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje MI shton se kjo rrugë ka mbetur e bllokuar diku rreth dy orë, mirëpo falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Kosovës, ekipeve emergjente të Gjilanit dhe Novobërdës dhe zjarrfikësve, por edhe reagimit të shpejtë të kompanisë mirëmbajtëse, e cila ka mënjanuar mjetin e rrokullisur dhe ka pastruar tërë rrugën nga nafta e derdhur tashmë kjo rrugë është liruar dhe qarkullimi po bëhet normalisht.
“Kompania mirëmbajtëse ka hedhur krip dhe rërë në tërë segmentin e kësaj rruge, e në veçanti në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, ku edhe do të kujdestarohet edhe gjatë tërë natës që të evitohet mundësia e krijimit të ngricave në këtë pjesë”, thuhet në komunikatë.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.