Mbi 13 kilogramë marihuanë janë kapur dje në automjetin e një shqiptari 32 vjeç nga Prizreni, i cili po udhëtonte me një serb 24 vjeç nga Prokupja. Ata u kapën në pikëkalimin Kelebija në Serbi, njoftojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Ata po udhëtonin me veturën e tipit Wolksvagen Polo me regjistrim slloven, kur u ndalen në pikëkalimin kufitar Kelebija. Pas kontrollit, në boshllëqet e pjesës së prapme të veturës doganierët zbuluan qese me marihuanë. Bëhet fjalë për 13.552 gramë narkotikë, në gjashtë pako.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy meshkujt iu dorëzuan policisë, sikundër edhe droga, për procedim të mëtejshëm, njoftojnë mediet serbe.