Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vazhdon kërkimi i 82 vjeçarit që ra nga ura në Gjakovë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës njofton se aktivitetet në kërkimin e trupit të personit të vetëhudhur nga ura mbi lumin “Erenik” janë duke vazhduar në mënyrë intensive.

Sipas një njoftimi të komunës së Gjakovës, përkundër kërkimeve të pandëprera dyjavore të realizuara nga ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së, të ndihmuar edhe nga Shërbimi Zjarrfikës i Gjakovës, ato deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas një analize detale të veprimeve dhe operacioneve të deritanishme në këtë drejtim, Komuna e Gjakovës në koordinim me Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, morën qëndrim që ato të mos ndërprehen dhe të vazhdohet me kërkimin e trupit të viktimës së supozuar edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim të komunës së Gjakovës.