Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 17 janar 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, vepër kjo e raportuar dy ditë më parë. Njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .
Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.