Oliver Ivanoviq fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve, deklaroi drejtori i Spitalit në Mitrovicën veriore, Millan Ivanoviq, transmeton Koha.net.
Ai shtoi se Oliver Ivanoviqit nuk mundi t’i ndihmojë dhe se ai ndërroi jetë nga disa goditjet në pjesën e epërme të trupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka paralajmëruar se më shumë hollësi do të jepen në konferencën e shtypit të orës 10 e 30.
Mediat lokale në gjuhën serbe dhe ato të Beogradit raportojnë për shokun që ka shkaktuar vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”. Oliver Ivanoviqit u vra sot në orën 8 e 15 minuta, deri sa po hynte në ambientet e partisë që drejtonte, në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Koha.net.
Raportohet se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë gjetur katër gëzhoja plumbash të revoles, që u përdor me shurdhues, ndërsa vetura “Opel Astra”, nga e cila u shti derisa ishte në lëvizje dhe me të cilën ka ikur dorasi, u gjet e djegur më larg nga vendi i vrasjes.
Po ashtu theksohet se urgjencën e kishte thirrur një fqinje që kishte dalë për të blerë bukë.
Ksenija Bozhoviq nga Iniciativa Qytetare ka deklaruar se Policia e Kosovës ka bllokuar zonën ku ka ndodhur vrasja.
Oliver Ivanoviq ka lindur më 1 prill të vitit 1953 në fshatin Rëzniq të Deçanit. Shkollën fillore dhe atë të mesme të Makinerisë-teknike e ka mbaruar në Mitrovicë. Ka qenë kadet i Akademisë Ushtarake të Zagrebit, por të cilën e braktisi pas tri vjetësh. Ndërkohë kreu Fakultetin e Makinerisë në Mitrovicë, ndërsa në Prishtinë ka diplomuar edhe në Fakultetin Ekonomik.
Ivanoviq ka punuar në ndërmarrjen transportuese “TransKosova” në Mitrovicë, në Fabrikën e pllakave të qeramikës “Mozaik” dhe në përfaqësinë e kompanisë “Hepok të Mostarit (BeH). Nga viti 1991 deri më 1998 ishtre në krye të Qendrës Sportive në Mitrovicë.
Postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të kompanisë “Feronikel” në Drenas e ka ushtruar në periudhën deri më 2004, kur bëhet drejtor i, siç e quajnë mediat serbe, Shërbimit Kombëtar për Punësim në Kosovë e Metohi.
Kur më 1999 u formua Këshilli Kombëtar Serb, Ivanoviq bëhet kryetar i Këshillit Ekzekutiv për Kosovën veriore. Nga kjo pozitë u largua më 2001. Kur qeveritë e RFJ dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovë e Metohi, zgjidhet shef i Shërbimit për zhvillim ekonomik dhe rekonstruksion. Nga viti 2008 ndodhej në postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovë e Metohi. Ishte anëtar i Partisë Socialdemokrate që tash nuk ekziston. Ishte instruktor dhe refer ndërkombëtar i karatesë. Ka qenë edhe instruktor i klubit të karatesë “Trepça”.
Ka qenë i martuar dhe baba i tre djemve, - transmetojnë biografinë e tij mediat serbe.
Pas akuzave për krime lufte mbi shqiptarët në Mitrovicë, Ivanoviq kaloi tri vjet në arrest dhe qe dënuar me 9 vjet burgim. Ndërkohë, instancat përkatëse gjyqësore e lanë të mbrohet në liri, rikujton Koha.net.
Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe ndërsa atë vit u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004 nga koalicioni “Kthimi”.