Një shtetas i Maqedonisë, G.I. është arrestuar në minutat e parë të 16 janarit në pikën kufitare në Muçibabë, pasi i njëjti ishte në kërkim nga njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjilan për “kanosje”.
I dyshuari ka qenë i martuar me viktimën kosovare me të cilin ishte ndarë para disa muajve, por dyshohet se që nga koha e ndarjes i dyshuari në vazhdimësi i ka dërguar viktimës SMS me përmbajtje kërcënuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu dyshohet se më datat 03-04.01.2018 i dyshuari ka ardhur në Gjilan tek vendi i punës së viktimës ku edhe e ka kanosur.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencën e trupit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.