Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.
Policia njofton se rreth orës 17:50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i dëmtuar në një automjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rrugën “Shefqet Musaraj”, në një automjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Boçi, 32 vjeç, nga Vlora, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.