Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zheka” në zonën e Institutit, Tiranë, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vdekja e shtetasit me iniciale K.B., ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.
Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58 vjeçarit. Materialet lidhur me ngjarjen iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.