Një nënë nga Berati është detyruar të padisë të birin në polici, pasi ky i fundit ka shitur gjithçka që familja kishte në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy i fundit i cili sipas dëshmisë të së ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.
Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.