Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i lënduar në aksidentin në autostradë, bllokohet përkohësisht rruga

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka pësuar lëndime trupore në aksidentin që ndodhi rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë e markës Audi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksident mes një kamioni e një veture në autostradën për Shkup

Zëdhënësi i Policisë së Kosoës, Daut Hoxha ka konfirmuar gjithashtu për Koha.net se për shkak të këtij aksidenti është bllokuar përkohësisht autostrada nga Mazgiti deri në Uglar.

“Ju informoj se rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova, mbi urën afët ETC-së (mbi zonën industriale në Fushë Kosovë) është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime trupore, përderisa autostrada nga Mazgiti deri në Uglar është përkohësisht e bllokuar”, ka thënë Hoxha.

Ai më tutje ka shtuar se njësiti për menaxhim të autostradës po kryen procedurat e nevojshme për hetimin e shkaqeve të aksidentit.