Autoritetet greke arrestuan marinarët, mes të cilëve edhe një shqiptar, të anijes që u kap me eksploziv pak ditë më parë në ishullin e Kretës.
Anija “Andromeda”, me flamur të Tanzanisë dhe pronë e një kompanie greke, ishte nisur nga Porti i Mersint në Turqi dhe përmes Kanalit të Suezit do të shkonte në Oman, por në rrethana që ende nuk dihen, anija ka udhëtuar drejt brigjeve siriane, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe t’u afruar pranë ujërave territoriale greke, u ndalua nga autoritetet. Në bord ishin 29 kontenierë mallrash. Brenda tyre ndodheshin sasi të mëdha baruti, mijëra detonatorë, fuçi me nitrat amoni të pastër në formë xheli, si dhe qindra arka me kallëpe dinamiti.
Ka dyshime se “Andromeda” po e transportonte këtë ngarkesë në Libi, vend ndaj të cilit OKB-ja ka vendosur embargon e armëve.