Me 27 dhjetor 2017, rreth orës 07:00, në Policinë e Prizrenit ishte paraqitur rasti i vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga kafeneja “GALLERY” në rrugën “Brigada 125”.
Pas hapjes së rastit, hetuesit policorë kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar: njëri me mbiemër Berisha dhe tjetri Krasniqi tek të cilët janë gjetur gjësendet e vjedhura si: dy televizorë “Plazma”; një Lap-Top; një shpërndarës rrjeti dhe pajisje zërimi me altoparlantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Me lejen e prokurorit të shtetit, të dëmtuarit të këtij rasti i janë kthyer pajisjet ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.