Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Britani, 11 vite burg për dy motrat trafikante të emigrantëve shqiptarë

Gjykata në qytetin bregdetar të Portsmouthit ka dënuar me 11 vite burg dy motra që tentuan të trafikonin në Britani 7 emigrantë shqiptarë.

Ato po i transportonin shqiptarët me një furgon tip karavan, i cili pas skanimit nga autoritetet kufitare rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin 5 persona, por pas kontrollit të imtësishëm edhe dy të tjerë u gjendën të fshehur në pjesën e sipërme, mbi kabinën e karavanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyja motrat angleze ishin në borxh me një trafikant shqiptar droge dhe për të paguar shumën prej 4.000 stërlinash pranuan të sillnin ilegalisht familjen e tij, siç pretendonte trafikanti, përfshi edhe një minoren, shkruan Tch.

Njëra nga motrat mori si shofere motrën tjetër, pasi vet e kishte të ndaluar t’i jepte makinës pas problemeve me alkoolin.

Emigrantët kishin udhëtuar në kushte mjaft të rënda higjienike. Oficerët e Emigracionit pikasën erën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e karavanit, e më pas me faktin që tualeti ishte i mbushur pasi njëra nga motrat hante shumë.

Të dyja motrat, 43 dhe 47-vjeçare, njëra me banim në Woodgreen, në veri të Londrës, dhe tjetra në Gjibraltar, u arrestuan në fillim të tetorit të vitit të kaluar nga autoritet kufitare, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.

Rruga e Bilbaos me traget është gjetja e re e trafikimit të emigrantëve ilegalë shqiptarë drejt Britanisë. Gjashtë shqiptarët u rikthyen në Bilbao të Spanjës, ndërsa minoreni është nën kujdesin e shtetit britanik, u tha në procesin gjyqësor.