Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër rrugës për te fshati Mramor.

Sipas Policisë, në këtë aksident ka humbur jetën një qytetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në orën 17:30 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan saktësisht në fshatin Mramor. E përfshirë është një kamionetë ku gjendeshin tre persona. Një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.