Në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës një person, me të meta psikike, raportohet se ka kërcënuar se do ta djegë veten, me ç’rast është hospitalizuar në QKUK për trajtim.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, e cila thtoë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga i dyshuari, burrë shqiptar, me të meta psikike janë konfiskuar dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë, pasi që i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten. I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor”, thotë PK.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.