Mbrëmë, rreth orës 23:15, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin e Vlorës. Forca të shumta policie si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, në lagjen “Lef Sallata”.
Lënda plasëse është vendosur në qepenin e një dyqani, i cili tregtonte mobilie të përdorura. Sipas policisë dhe banorëve të lagjes, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre të trembur tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë ka dridhur shtëpitë si dhe shumë banesave u janë thyer xhamat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy ambulanca mbërritën në vendngjarje pasi shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dyshohej për viktima, por fatmirësisht nuk ka pasur të tillë, raportojnë mediat shqiptare.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.
Mësohet se policia po merr në pyetje pronarët e këtij objekti, po ashtu dhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth janë sekuestruar nga blutë e qytetit bregdetar.