Qendra Klinike Universitare njoftoi zyrtarisht se sot ka ndërruar jetë një grua pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike.
Vdes 31 vjeçarja pasi hedhet nga kati i tretë i Gjinekologjisë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji”, thuhet në komunikatën e QKUK-së, transmeton Koha.net.
Tutje QKUK njoftoi se për rastin janë njoftuar organet e hetuesisë dhe policisë të cilat tani po merren me rastin.
Për këtë vdekje gjithashtu ka konfirmuar për Koha.net edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se nga objekti i Gjinekologjisë në QKUK ka rënë një person (femër B.S 1986). E njëjta është dërguar në emergjence për tretman mjekësor nga ku jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Rasti në polici me urdhër te prokurorit është hapur vdekje e dyshimtë dhe me të po merren njësiti i hetimeve”, thuhet në njoftimin e saj.