Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

1 muaj paraburgim për katër të dyshuar

Gjykata Themelore e Prizrenit,ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve me iniciale L.K. nga fshati Rogovë e Hasit ,komuna e Gjakovës, F.H. nga fshati Ratkoc, Komuna e Rahovecit, N.H. nga fshati Rogovë e Hasit, komuna e Gjakovës, A.A. nga Prishtina.

Kjo masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 28.12.2017 dhe do të zgjasë deri më datën 28.01.2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dyshohet se të pandehurit nga viti 2016 e deri më 27.12.2017, L.K. F.H. dhe N.H. në bashkëveprim pa leje përkatëse, shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur mallra, eksportim apo importim, transmeton Koha.net.

Ata, sipas kumtesës nga Gjykata, pasi merren vesh me personat të paidentifikuar që veprojnë jashtë territorit të Kosovës, importojnë gurë të çmuar diamant në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtit i eksportojnë jashtë territorit të Kosovës .

Me këtë veprim të pandehurit L.K. , F.H. , N.H. ,dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra, nga neni 317, parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri me iniciale A.A., nga Prishtina,është dënuar për shkak të dyshimit ta ketë mashtruar një person me dhënie parash me fajde dhe që për garancinë e fajdesë nga L.L. ka marrë një automjet ”Golf 6 “ dhe një “Eskavator”.