Në Shqipëri Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi sot të lërë të lirë, me detyrim paraqitje të riun sipërmarrës Orest Sota i arrestuar dy muaj më parë pasi në automjetin e tij u gjetën 863 mijë euro
Vendimi u mor kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekësh. I riu mbrojti që në fillim variantin se paratë ishin pjesë e një pagese që i ati, një sipërmarrës i njohur, do të bënte për të blerë një sasi të madhe hekuri në kompaninë Kurum.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i tij, mori përmasa të tjera, pasi përveç sasisë së madhe të parave cash në automjetin e tij u gjetën dhe dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një fakt që detyroi prokurorët e çështjes që hetimin ndaj tij ta bashkonin me atë ndaj zotit Tahiri, nën dyshimin se paratë i përkasin këtij të fundit.
Ish-ministri i Brendshëm, dyshohet për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës drejt Italisë, e cila u shkatërrua nga autoritetet italiane në Catania, tetorin e kaluar.
Nga ana e saj Partia Demokratike e konsideroi vendimin e sotëm të Gjykatës, një pasojë të kapjes sipas saj nga kryeministri Edi Rama të kontrollit të Prokurorisë së përgjithshme pas emërimit në drejtimin e saj të zonjës Arta Marku. Nënkryetari demokrat Edi Paloka u shpreh përmes një deklarate se sipas tij “Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës”, theksoi zoti Paloka./VoA