Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 3 të mëngjesit është vrarë një person i moshës 36 vjeçare. Vrasja, transmeton Koha net, ka ndodhur në një lokal n fshatin Dobratin të Janjevës.
Sipas kumtesës, policia sot rreth orës 03:00, ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (Restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan –Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.
Viktima e këtij rasti M. O. 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur t’u përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë:
Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe
një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë).