Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Prizren

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka ndërruar jetë një burrë, boshnjak, pas plagëve të marra nga një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur më 11 mars në fshatin Vlashnje të Prizrenit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“ Më 18 mars, viktima mashkull i kombësisë boshnjake ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë, ku ishte në tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur më 11 mars”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.