Një fëmijë nga Gjilani ka ndërruar jetë dje në QKUK pas plagëve që kishte marr nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e tij.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 18 janar, dhe që nga atëherë ai ishte në tretman mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se një fëmijë, mashkull shqiptar, më 18 janar si pasojë e ndezjes së një bombole gazi në shtëpinë e tij kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ishte dërguar për tretman në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK, Prishtinë. Më 18.03.2017 si pasojë e lëndimeve të marra në rast viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thotë PK.
Rasti i ndodhur, nuk është raportuar në polici as nga familjarët e as nga spitali deri më sot, kur viktima ka ndërruar jetë, thotë PK.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësitet përkatëse policore dhe prokurori.