Një burrë është arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi ka harxhuar në bastore gjithë pazarin e ditës nga puna e tij në pompën e derivateve, transmeton Koha.net.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, e cila thotë se ai ka harxhuar 2500 euro në bastore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi, mashkull shqiptar, menaxher i pompës së derivateve ka raportuar se punëtori i tij i dyshuari, mashkull shqiptar, ka marr pazarin ditor prej 2500 euro dhe i ka harxhuar në bastore”, thotë PK.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thotë PK.