Në fshatin Llaushë të Skenderajt dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar shtatë persona, transmeton Koha.net.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPK shton se të njëjtit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ndërsa një prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK.