Në rrugën “Albaniku” në Podujevë një punëtori e dritareve të plastikes është përfshirë nga zjarri.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se punëtoria e tij (në të cilën prodhon dritare plastike) është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit nga tymi lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtarë të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.