Dy gra janë lënduar nga rënia e liftit në një ndërtesë në Prishtinë, sot rreth orës 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën Shaban Polluzha, dhe në lift ishin katër persona.
“Një lift, ku gjendeshin katër persona, për shkaqe ende të panjohura ka rënë. Lëndime kanë pësuar dy persona, femra. Të lënduarat janë B.G 1971 dhe Z.B 1978. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.