Tre persona janë arrestuar në Gjilan, të dyshuar për rrahjen e dy personave të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, transmeton kp.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat, burra shqiptarë, duke u shkaktuar lëndime trupore”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shton PK.