Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkelen me veturë dy policë në Podujevë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se më 26 dhjetor në Podujevë dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës janë goditur me veturë nga një i dyshuar.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që i dyshuari, burrë shqiptar, duke mos respektuar urdhrat dhe ka penguar në detyrë, me veturën e tij në lëvizje ka goditur dy viktimat. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë PK.

PK thotë se rasti është duke u hetuar.