Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Mitrovicë një shofer i dehur pasi kanosi policët

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale në ‘kanosje’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë për ‘mospërfillje të urdhrave’ dhe ‘kanosje’ të zyrtarëve policorë në kohën kur ai ishte ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut rrugor në rrugën ‘Pajazit Boletini’ në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga matja që i është bërë me alkotest, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në vlera 1.82 promil”, thotë PK, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit të çështjes, të dyshuarit Sh. P. 51 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’.