Aksidentet e trafikut u kanë marrë jetën 119 personave në 11 muajt e vitit 2017. Nga janari deri në nëntor janë shënuar 16.122 aksidente në trafik prej të cilave 107 kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë gjithsej 16.970 aksidente prej të cilave 89 kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq kanë humbur jetën 100 persona, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i aksidenteve ka shënuar ngritje edhe fundjavën e fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas Policisë, janë shënuar gjithsej 36 aksidente në trafik, prej të cilave 3 kanë përfunduar me fatalitet.
Në një aksident që ka ndodhur të dielën në Komoran të Gllogovcit ka mbetur e vdekur një femër dhe tre persona të tjerë të lënduar. Po të njëjtën ditë, në rrugën Gjakovë-Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksident i rëndë i komunikacioni, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)