Policia e Kosovës përmes raportit policor ka dhënë detaje për plaçkitjen e një Poste që ndodhi dje në Zveçan.
“Dy viktima meshkuj Serb kanë informuar se dy persona të panjohur kanë hyrë brenda postës dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur dinar që dyshohet në vlerë rreth 6600€”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit nga vendi i ngjarjes janë larguar me një veturë, e cila pastaj nga njësit policore është gjetur duke u djegur larg vendit të ngjarjes.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe kanë shuar zjarrin. Njësit policore janë duke hetuar rastin.