Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka zbatuar urdhëresën e me ç’rast është kontrolluar një zyrë e një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve meshkuj.
Kjo zyrë, siç raporton policia, është kontrolluar lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së e Trustit Pensional, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen se vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.
Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.