Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, në rastin e të akuzuarit M.P., për shkak të veprës penale: “Marrja e ryshfetit” pasi që i njëjti ishte liruar nga akuza, është ndryshuar.
Kjo gjykatë të akuzuarin e shpallë fajtor sepse në vitin 2012, si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale në Gjilan, ka kërkuar nga pala e dëmtuar, e pastaj edhe pranuar, një shumë të hollash prej 2 mijë eurove, për të kryer një veprim të cilin është dashur ta kryej, në kuadër të autorizimeve të tij zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, Gjykata e Apelit me aplikimin e dispozitave të neneve 41 dhe nenit 46 të KPRK-së, të akuzuarit i shqipton dënimin me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 07.11.2012 e gjer më 04.12.2012.