Policia e Kosovës, përmes raportit të sotshëm bën të ditur se më 17 dhjetor, në orët e para të mbrëmjes (në 17:10) një person nga Kamenica (shqiptar, shtetas i Kosovës) kishte raportuar se ishte shantazhuar nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar t’u jepte atyre 20 mijë euro, ose “do të ketë pasoja”.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar një SMS ku është shantazhuar nga persona të panjohur të cilët i kanë kërkuar një shumë parash prej 20.000 € përndryshe do të ketë pasoja”, thuhet në raport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësiti përkatës policor është duke hetuar rastin, sqaron Policia e Kosovës.