Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në shtëpinë e një pjesëtari të Policisë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarjen për kp e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij policia ka dalë menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja të armës dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë. Deri tani nuk dihen motivi dhe autorët e këtij sulmi.