Në fshatin Nerodime të Epërme të Ferizajt, ka ndodhur një vjedhje e më pas edhe të shtëna me armë.
Policia përmes raportit policor njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, dyshohet se kishte vjedhur derivate nga një kamion që ishte pronë e ankuesit mashkull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë rast, ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Njësitë policore nga ankuesi kanë konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.