Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që shkeli 15 vjeçaren në Skenderaj, Policia jep detajet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sjell detaje të reja rreth aksidentit të trafikut sot në Skënderaj, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçare.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:14, përderisa Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin F.L., 36 vjeçar, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Skënderaj

“Sot, me datën 15.12.2017 rreth orës 10:44 është raportuar një aksident trafiku me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë - Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Terrnavc, ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësore”, thuhet në komunikatë.

Më tutje PK shton se, “si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësorja e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15 vjeçare gjinia (F), në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit. Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36 vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor”.