Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër u arrestuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me akuzën e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionit pasiv.
SHÇBA thotë se bëhet fjalë për një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kishte regjistruar një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një hetimi u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal. në operacionin e koduar “Green Border” u arrestuan efektivët e policisë kufitare, Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së Kufirit të Gjelbër dhe Bledar Duçka , 43 vjeç si dhe shtetasit Shpëtim Brakaj, 41 vjeç nga Fieri.
Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga shtetasi Brakaj, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.
Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mospërmbushjen e kushteve të kalimit të lirë.
Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollarë, telefona celularë dhe 1 automjet.
Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar./TCH