Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:10 është therur me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë.
I lënduari SH.P është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, përderisa është identifikuar i dyshuari, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se Policia është në kërkim të të dyshuarit.
“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thikë. Në rrugën ‘Gustav Majer’ është therur SH.P, 17 vjeçar, i cili menjëherë është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin në fjalë Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.